Telegrafi

Numri 11 i Barcës, Traore: Nëse Adama i të sotmes është i njëjti me atë të djeshmin, atëherë ishte një ditë e humbur

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Adama Traore është shprehur i lumtur që është kthyer në shtëpinë e tij te Barcelona, përkundër se i ka kaluar afro shtatë vite në Angli dhe ka pohuar se nuk e ka humbur kurrë thelbin e asaj që i ka dhënë La Masia.

Gjatë prezantimit si lojtar i Blaugranëve, 26-vjeçari dukej i entuziazmuar për aventurën e dytë në Camp Nou dhe ka thënë se po kthehet si lojtar më i mirë në krahasim me atë që u largua në vitin 2015 drejt Aston Villas.

“Kam qenë larg për shtatë vite, do të bëj gjithçka që mundem t’i bëj tifozët e Barcelonës të kënaqur me mua. Jam u lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe shpresoj që ta shfaq talentin tim të dielën”.

 

“Kam ndryshuar fizikisht, kam fituar përvojë, por asnjëherë nuk e kam humbur atë thelbin e Barcelonës”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Adama Traore, lojtar i Barcelonës

“Nëse Adama i të sotmes është i njëjti me atë të djeshmin, atëherë ishte një ditë e humbur. Të bëhem më i mirë secilën ditë, është vërtet e rëndësishme për mua”, ka thënë Traore. /Telegrafi/