Telegrafi

Numërohen votat me kusht në Deçan, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar votat e numëruara me kusht për Komunën e Deçanit.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bashkim Ramosaj, prin bindshëm, duke marrë 127 vota, transmeton Telegrafi.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Orges Tafilaj, ka marrë 35 vota, Hyrije Dobrunaj e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka marrë 22 vota. Kurse, Ardiana Qorraj kandidate e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë pesë vota.

Gjithashtu, KQZ njofton se për Kuvende Komunale AAK ka marrë 105 vota, LDK 37 vota, LVV 19 vota, PDK 9 vota dhe Balli Kombëtar 4 vota.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor. /Telegrafi/