Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) gjatë ditës së djeshme ka filluar numërimin e 25 mijë votave me kusht.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se deri më tani janë numëruar votat me kusht në 16 komuna të Kosovës.
“Që nga dje kemi arritur të numërojmë votat me kusht nga 16 komuna të ndryshme të Kosovës”, ka thënë Elezi.
Ai ka theksuar se aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht të komunës së 17.
“Po besojmë se shumë shpejt do të përfundojë ky numërim”, tha Elezi. /Telegrafi/