Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë numërimin e të gjitha votave në komunën e Gjilanit.
Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje është radhitur e para në këtë komunë, me 63.24%, e pasura nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.03%, pastaj Partia Demokratike e Kosovës 12.22%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 2.98%, kurse subjektet tjera 4.24%, transmeton Telegrafi.
Në këtë komunë qendra të vendvotimit kanë qenë 118.
Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Deçan, Pejë e Ferizaj, ndërkohë KQZ është duke vazhduar me numërimin e të gjitha votave edhe në komuna tjera, kurse gjatë ditës së sotme pritet publikimi i rezultateve preliminare. /Telegrafi/