Telegrafi

Numërohen të gjitha votat në Ferizaj – kjo është radhitja e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka përfunduar numërimin e të gjitha votave në Ferizaj.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Vetëvendosje ka marrë 60.59%, LDK 9.14%, Nisma 1.52%, PDK 21,99%. AAK 3.20% dhe subjektet tjera 3.56%, transmeton Telegrafi.

Në këtë komunë qendra të votimit kanë qenë 134.

Ndryshe, KQZ është duke vazhduar me numërimin e votave edhe në komunat tjera, ku gjatë ditës së sotme pritet të shpallen edhe rezultatet preliminare. /Telegrafi/