Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar tashmë numërimin në komunën e Prizrenit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka 39,91 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 27,44 për qind
Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 16,92 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
AAK-PSD ka 7,05 për qind. NISMA-AKR ka 3.46 për qind të votave.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare është 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/