Mbi 33 mijë vota nga diaspora janë numëruar deri të mërkurën (sot) në ora 09:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Sipas tabelës së rezultateve, nga saktësisht 33 mijë e 488, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë gjithsej 26 mijë e 79 vota.
Procesi i numërimit të këtyre votave ka nisur të martën (dje) në mëngjes, ndërkaq pritet të përfundojë sot, bazuar në shpejtësinë me të cilën po numërohen votat në QNR.
Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar në ora 09:00) rezultatet janë si më poshtë:
LVV – 26,079 vota
LDK – 2,829 vota
PDK – 2,486 vota
AAK – 944 vota
NISMA – 234 vota.
Ndryshe, Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të hënë mbrëma ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.
Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota./Telegrafi/