Site icon Telegrafi

Numërohen mbi 18 mijë vota me kusht, LVV merr mbi 9 mijë vota

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave të fundit deri tani janë numëruar 18 mijë e 571 vota, transmeton Telegrafi.

Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota, gjithsej deri tani 9 mijë e 361 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 3 mijë e 475 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës  1 mijë e 951 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 552 vota.

Pas numërimit të votave me kusht, KQZ do të fillojë numërimin e votave nga diaspora. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version