Ende po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Deri më tani janë numëruar mbi 16 e 609 vota nga të cilat Vetëvendosje po prinë me 4857 vota gjithsej.
E dyta mbetet PDK me 3383 vota, ndërsa LDK e treta me 3290 vota.
Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka siguruar 2473 vota.
Partia Nisma ka gjithsej 827 nga votat e numëruara deri me tani, ndërkaq Lista Serbe me 722 vota.
Ndërsa kanë mbetur edhe 10 mijë e 207 vota për tu numëruar deri në fund.