Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një konferencë për media tha se tashmë janë numëruar gjysma e këtyre votave, transmeton Telegrafi.
“Sipas të dhënave janë rreth 32 mijë fletëvotime të konfirmuara me kusht dhe të personave me nevojë ta veçanta, të cilat janë duke u numëruar. Deri tani janë numëruar gjysma e tyre”, deklaroi ai.
Elezi bëri të ditur se pasi të përfundon numërimi i këtyre votave do të fillojnë me numërimin e votave nga diaspora.
“Pasi të numërohen votat me kusht, do të fillojë numërimi i votave nga diaspora. KQZ ka aprovuar 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime dhe janë refuzuar 22 mijë e 569 zarfe”, deklaroi ai.
Zëdhënësi i KQZ-së, tha arsyet pse janë refuzuar këto fletëvotime janë nga më të ndryshme. /Telegrafi/