Qytetarët e 21 komunave të Kosovës u janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm.
Në disa komuna numërimi i votave është duke u bërë në mënyrë shumë të shpejtë.
Në Komunën e Malishevës tashmë janë numëruar mbi 70% të votave.
Sipas të dhënave nga KQZ, kandidati i Nismës ka prin me mbi 650 vota ndaj kandidatit të PDK-së.
Rezultatet me 70% të votave të numëruara:
EKREM KASTRATI (NISMA) – 7.187 vota apo 52,45%
ISNI KILAJ (PDK) – 6.515 vota apo 47,55%