Site icon Telegrafi

Numërohen 27,35 përqind e votave me kusht, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dje ka nisur procesi i numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Deri më tash janë numëruar 27,35% të këtyre votave.

Sipas rezultateve të deri tanishme nga numërimi i këtyre votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1957 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1288 vota, Partia
Demokratike e Kosovës 1597, koalicioni AAK-PSD 1279 vota, dhe Nisma-AKR-PD 381 vota.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për Telegrafin se numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të vazhdojë edhe sot. /Telegrafi/

Exit mobile version