Site icon Telegrafi

Numërohen 16,321 vota me kusht, LVV merr më shumë se gjysmën e tyre

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Deri në orën 17:15 minuta janë numëruar 16,321 vota nga rreth 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara sa janë gjithsejtë.

Nga këto vota të numëruara rezultati është si në vijim.

LVV – 8461 vota

PDK – 2776 vota

LDK – 1769 vota

AAK – 1445 vota

NISMA – 400 vota

Pjesa tjetër e votave iu takon partive tjera.

Pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora./Telegrafi/

Exit mobile version