Site icon Telegrafi

Numërohen 100 për qind e votave në Viti, LDK del e para e pasuar nga VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në komunën e Vitisë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Viti partia e parë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 34.96 për qind të votave e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 31.89 për qind, transmeton Telegrafi.

Në vendin e tretë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 18.97 për qind.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e djeshme në Viti ka marrë 8.17 për qind, kurse koalicioni tjetër NISMA-AKR-PD ka 4.28 për qind të votave.

Subjektet tjera kanë 4.23 për qind të votave.

Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Viti ishte 67. /Telegrafi/

 

Exit mobile version