Derisa procesi i numërimit të votave të diasporës po shkon drejt fundit analisti dhe statistikani Shenoll Muharremi ka bërë projeksionin e Kuvendit të ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare.
Rezultati i mundshëm final sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, sipas Muharremit nuk do të ndryshonte shumë nga ai që ka dalë nga votat e Kosovës.
Analisti ka llogaritur mandatet nga 100% të votave në Kosovë dhe 79% e votave të diasporës (votat nga përfaqësitë diplomatike dhe 77% nga votimi përmes postës )
Muharremi ka përmendur se votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta janë supozuar se ndjekin trendin e votave sipas rezultateve të votave të Kosovës.
LVV: Vota 42.29% / Mandate 48
PDK: Vota 20.96% / Mandate 24
LDK: Vota 18.25% / Mandate 20
AAK-N: Vota 7.07% / Mandate 8
Pakicat-tjera: Vota 11.42% / Mandate 20
Kujtojmë, se kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 20 mijë vota që kanë ardhur me postë, mbi 12 mijë e 801 vota me kusht dhe mbi 2 mijë e 597 vota të personave me nevoje të veçanta, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta./Telegrafi/