E plotësuar: Komisioni për punë të jashtme në mbledhjen e dytë të mbajtur sot votoi me 7 vota për amendamentin i cili inkorporon në Projektligj marrëveshjen e arritur ndërmjet koalicionit qeverisës dhe LDK-së.
“I gjithë dokumentacioni i Komisionit Shtetërorë pavarësisht se kush e ka udhëheq do të jetë si pjesë orientuese dhe iu mbetet deputetëve se cilit raport do t’i besojnë”, tha Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit.
Numërimi i votave është bërë gabim, Komisioni për punë të jashtme do të mblidhet sërish (Foto)
Numërimi i votave në Komisionin për punë të jashtme lidhur me harmonizimin e Projektligjit për Demarkacionin me Malin e Zi është bërë gabim.
Në procesin e votimit në Komisionin e Punëve të Jashtme prezent ishin 10 deputetë.
Fillimisht u tha se pesë vota kanë qenë pro ndryshimit të Projektligjit nga 10 anëtarë, ndërsa 4 anëtarë të Vetëvendosjes dhe deputetit Zafir Berisha nga Nisma nuk kanë marr pjesë fare në votim.
Mirëpo nga fotografia që ka siguruar Telegrafi shihen që gjashtë deputetë ishin pjesë e këtij votimi.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur që Komisioni për punë të jashtme do të mblidhet sërish në ora 12:00.