Duket se zgjedhjet parlamentare në Kosovës kanë ndikuar edhe në futbollin e Kosovës.
Kosova do të takohet sonte me kombëtaren turke në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit shkodran të Loro Boriçit, do të fillojë në ora 20:45.
Por, gazetari Telegrafit raporton se deri në momentet e deritanishme (12:30) nuk janë parë tifozë të përfaqësueses sonë.
Mbetet të shihet nëse deri kur do të fillojë ndeshja do të ketë numër të kënaqshëm të tifozëve në shkallët e stadiumit. /Telegrafi/