Jemi tri orë para fillimi të ndeshjes mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Turqisë.
Gazetari i Telegrafit në Shkodër ka raportuar se numri i tifozëve në qytet është shumë i vogël.
Kjo nuk ishte parë në ndeshjet e mëhershme, por normalisht që arsyeja janë Zgjedhjet në Kosovë.
Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Më poshtë keni atmosferën në qytetin e Shkodrës. /Telegrafi/