Telegrafi

Numër rekord i pushuesve kosovarë në Shqipëri

Para mbylljes së përkohshme të tunelit në fillim të javës, media e Prishtinës raportonte se "Zyrtarët e Policisë së Kosovës njoftuan se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 25 mijë qytetarë në hyrje-daljet e vendkalimit kufitar në Vërmicë në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë".

Mediat dhe agjencitë turistike kanë parashikuar se kjo verë historike e parë me autostradën drejt Durrësit do të shënojë numër rekord të pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar.

Në Kosovë tashmë stina e verës po sjell përditë temperatura gjithnjë e më të larta të korrikut dhe gushtit, sot ato arrijnë mbi 30 gradë Celsius, dhe kjo, tradicionalisht, është koha më e mirë për kosovarët për të shkuar në det për pushime.