Më shumë se 13.5 milionë myslimanë kryen pelegrinazhin e Umres në vitin 2023 – numri më i madh i pelegrinëve ndërkombëtarë që kanë kryer ndonjëherë këtë ritual, tha Ministri i Mbretërisë së Haxhit dhe Umres, Dr. Tawfiq al-Rabiah.
Vitin e kaluar pati një rritje prej 58 për qind të pelegrinëve, me një total prej pesë milionë pelegrinëve më shumë se vitin e kaluar, ka thënë ministri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Kam kënaqësinë të ndaj një lajm të mirë dhe të paprecedentë. Numri më i madh i pelegrinëve të ardhur nga jashtë Mbretërisë në vitin 2019 ishte 8.5 milionë. Këtë vit [2023], dhe në dritën e lehtësive të prezantuara nga udhëheqja e Mbretërisë, numri u rrit në 13,550,000 milionë pelegrinët e Umres”.
Umra është një pelegrinazh në Mekë në Arabinë Saudite, i cili mund të bëhet në çdo kohë të vitit, ndryshe nga Haxhi, i cili ka data specifike.
Sipas al-Rabiah, vendi ka bërë përmirësime të konsiderueshme për të zhvilluar infrastrukturën e vendeve të shenjta përmes projekteve që kanë kaluar 1.3 miliard dollarë.
Disa nga zhvillimet përfshijnë shtimin e 150,000 njësive të reja të ajrit të kondicionuar për të ndihmuar pelegrinët të kryejnë ritualin gjatë muajve të nxehtë të verës dhe më shumë se 14,000 tualete dhe zona banje. /Telegrafi/