Në fillim të sezonit veror, M-NAV dy herë e mposhti rekordin e numrin fluturimeve mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut. Hera e parë ishte më 29 qershor ku u shënuan 1.042 fluturime, dhe përsëri dje më 6 korrik kur u shënuan 1.091 fluturime.
“Ashtu si në vitin e kaluar, edhe këtë vit, të shtunën e fundit të qershorit u tejkalua numri rekord i fluturimeve nga viti paraprak. Rekordi i deritanishëm i realizuar vitin e kaluar më 11 gusht të vitit 2018 ishte 1.028 fluturime me çka rekordi ishte tejkaluar për 14 fluturime, ndërsa dje më 6 korrik për 63 fluturime”, thuhet në njoftimin e M-NAV, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga N-NAV theksojnë se trendi i rritjes së vazhdueshme të komunikacionit vazhdoi edhe në gjysmën e parë të vitit ku u shënua 18.5 për qind të komunikacionit në total dhe se në gjashtë muajt e para të këtij viti, M-NAV ka realizuar 97.883 operacione përkundër 82.619 në vitin 2018.
Në krahasim me vitin 2017, sipas M-NAV, rritja është 34 për qind, ndërsa në lidhje me vitin 2016 madje 59,3 për qind. Muaji me rritje më të madhe në komunikacionin total është muaji shkurt me rritje totale prej 25,7 për qind në nivel mujor në krahasim me vitin paraprak.
Trendi i rritjes së vazhdueshme në komunikacion, nga M-NAV presin që të vazhdojë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit, gjegjësisht pritet që edhe ky rekord i vendosur të tejkalohet.
“Ruajtja e nivelit profesional dhe angazhimi i të punësuarve në M-NAV e mundësoi gjithë këtë rritje dhe kontribuoi drejtë faktit se kjo rritje është realizuar me numrin e njëjtë të kontrollorëve operativë të fluturimeve në dhjetë vitet e fundit, por për ruajtjen e vazhdueshme të performancave me padurim i presim kolegët e rinj të cilët janë në procesin e trajnimit”, thuhet në njoftimin e M-NAV./Telegrafi/