Telegrafi

Numër rekord, 30 viktima nga coronavirusi në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se sot janë regjistruar 30 viktima nga coronavrusi.

Viktimat janë nga gjashtë pacientë nga Shkupi (57, 66, 80, 64, 54 dhe 68), pesë nga Kumanova (58, 64, 67, 68 dhe 78), një pacient nga Shtipi (67), tre nga Prilep (58, 57 dhe 72), pesë nga Tetova (83, 60, 62, 69 dhe 58), një pacient nga Manastiri (78), pesë nga Kavadar (73, 74, 70, 77 dhe 70), një nga Gostivari (67), dy nga Radovishi (71 dhe 68) dhe një pacient nga Koçani (52).

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 691 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në Shkup-301, Kumanovë-45, Shtip-13, Prilep-34, Tetovë-51, Strugë-4, Veles-29, Manastir-16, Ohër-24, Kavadar-23, Gostivar-20, Gjevgjeli-13, Strumicë-40, Kriva Pallankë-8, Radovish-8, Krushev-1, Koçan-13, Probishtip-8, Makedonski Brod-1, Berov-4, Vallandov-2, Vinic-4, Kratov-5, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-11, Resnjë-7, Negotinë-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 41.222, numri i pacientëve të shëruarve është 24.920, numri i vdekjeve është 1.186, ndërsa numri i rasteve aktive është 15.116./Telegrafi/