Shifra alarmante të rasteve të reja me coronavirus janë shënuar sot në Kosovë. Brenda 24 orëve në vend janë konfirmuar 963 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shënuar 13 vdekje.
E në mesin e komunave të cilat prijnë me numër të lartë të të infektuarve janë Prishtina, Ferizaj, Podujeva, Gjakova e Gjilani.
Në Prishtinë janë konfirmuar 347 raste, në Ferizaj 102, Podujevë 61 raste, Gjakovë 52, dhe në Gjilan 51 raste.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, masa këto të cilat hyjnë sot në fuqi në orën 18:00. /Telegrafi/