Mijëra njerëz janë mbledhur për të marshuar në Freedom Plaza në Uashington përpara se të nisen drejt Shtëpisë së Bardhë.
Bëhet e ditur se gratë amerikane po marshojnë në të gjithë SHBA-në, në qytete si Bostoni, Çikago dhe Sacramento.
Por, numri më i madh i grave të mbledhura është në Uashington, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Shumë nga pankartat që njerëzit mbajnë i referohen betejës për të drejtat riprodhuese.
Siç raportohet, aborti nuk është vetëm një çështje që mund të ndikojë në garën presidenciale, ai është drejtpërdrejt në fletëvotim në dhjetë shtete, duke përfshirë shtetet e fushëbetejës të Arizonës dhe Nevadës.
Ndryshe, gjatë tre muajve të fundit ekipi i fushatës së Harris ka besuar se të drejtat riprodhuese mund t’i shtyjnë votuesit drejt kutive të votimit në mbështetje të zëvendëspresidentes. /Telegrafi/