Drejtori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, Muharrem Avdiu ka thënë po vazhdojnë të trajtohen një numër i madh i fëmijëve që kanë gripin sezonal, njofton Klan Kosova.
“Bëhet fjalë për gripin epidemik dhe kemi shumë raste që po vijnë”.
“Mosha pediatrie është më shumë e goditur se të tjerët. Në dhjetë ditët e fundit, 100 fëmijë vizitohen në QKUK”.
Sipas Avdiut në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij gripi duhet të evitohen daljet në tubime publike.
“Është e vështirë të evitohet gripi pasi infeksionet që barten me frymëmarrje janë të vështira për tu parandaluar“.
“Duhet t’i shmangemi sa më shumë tubimeve në lokalet publike”, ka thënë Avdiu.