Zëvendësministri i Ministrisë së Administratës Publike, Numan Baliq është shkarkuar nga kjo pozitë.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, Halil Matoshi nga kabineti i kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Numan Baliq është liruar nga detyra me kërkesë të partisë së tij”, ka thënë Matoshi.
Numan Baliq edhe në Qeverinë e parë të pasluftës, ishte Ministër i Shëndetësisë në vitet 2002-2003 dhe ishte shkarkuar për shkak të mosrespektimit të rregullores së punës. /Telegrafi/