Telegrafi

Të hënën në Shkup, Nuland takon liderët politikë dhe shoqërinë civile

Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Victoria Nuland, të hënën do të arrijë në Shkup, ka njoftuar Departamenti i shtetit amerikan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nuland do të takohet me liderët politik dhe me përfaqësuesit e shoqërisë qytetare, me të cilët do të bisedojë për çështje dypalëshe dhe rajonale, si dhe për nevojën për zgjidhje të krizës politike, përkrahjen për punën e Prokurorisë speciale publike dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme.

Në suaza të turneut në Evropën Juglindore, Nuland krahas Maqedonisë do ti vizitojë edhe Gruzinë, Ukrainën, Poloninë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe Qipron.

Nuland e shoqëron sekretarin shtetëror John Kerry, i cili do ta vizitojë Gruzinë, Ukrainën dhe Poloninë./Telegrafi/