Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit për Evropën dhe Azinë Victoria Nuland, tashmë ka filluar takimet zyrtare në Prishtinë.
Ajo ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillon takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Pas takimit me të parin e shtetit, Nuland do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veselii për të vazhuar me kryeministrin Isa Mustafa. Po ashtu, ajo do të takohet edhe me zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanovic.
Një ndër temat kyçe që zyrtarja e lartë amerikane do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend, është zgjidhja e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, që është dhe një prej kritereve të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.