Site icon Telegrafi

Nuk zhgënjen Prishtina

Bardhekaltërit e filluan mjaft mirë këtë ndeshje, dhe me një lojë ekipore ia dolën që ta përmbyllin çerekun e parë me dy pikë epërsi, 24-26.

Çereku i dytë filloi më një intensitet më të lartë se në të parin dhe fillimisht maqedonasit morrin epërsinë, mirëpo në ato momente u shfaq magjia e Dardan Berishës dhe trepikëshat e tij për ta kthyer Sigal Prishtinën në lojë dhe madje për të krijuar një epërsi të lartë prej 14 pikësh, 37-51.

Këtë epërsi djelmoshat tanë e ruajtën shumë mirë edhe në çerekun e tretë, dhe kjo falë lojës së fortë dhe të organizuar në mbrojtje.

Megjithatë, në çerekun e katërt vendasit filluan të aplikojnë presion të lartë në parket dhe e ngushtuan rezultatin në 73-76, dhe pikërisht kur pritej që të barazohej rezultati, në skenë doli Kendrick Jones i cili e morri përgjegjësinë e skuadrës mbi supe dhe i udhëhoqi ata deri në sekondat e fundit për të shënuar një fitore të madhe në Ligën Ballkanike.

Më i miri i kësaj ndeshjeje padyshim se ishte amerikani Kendrick Jones, mirëpo merita të mëdha pati edhe Dardan Berisha e Alban Veseli që u treguan vendimtarë në çastet më dramatike të lojës.

Vlen të përmendët edhe sjellja katastrofale e shikuesve maqedonas të cilët në përfundim të takimit filluan të hedhin karrige dhe gjësende tjera në drejtim të lojtarëve tanë, por që për fat të mirë asnjëri nuk pësoi ndonjë lëndim dhe lojtarët u tërhoqën shpejtë në zhveshtore.

Bardhekaltërit me këtë fitore ende mbetën në pozitën e dytë me 12 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Kumanovos, por e cila ka koshaverazh më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version