Site icon Telegrafi

Nuk zgjati shumë as kjo lidhje, Endrit Thaçi dhe Arta nuk janë më bashkë? (Foto)

Kanë kaluar vetëm pak ditë kur aktorja e serialit “O sa mirë” Arta Nitaj, konfirmoj lidhjen me djalin presidentit të Koëovës Hashim Thaçin, Endritin.

Derisa Arta e cila njihet edhe si “Missi i O sa mirë” fliste për lidhjen, Endriti nuk kishte reaguar fare pas deklaratës së saj.

Lexo po ashtu 'Xhesika' e "O Sa Mirë" flet për jetën private, tregon nëse është në lidhje me djalin e presidentit Thaçi (Video)

Por duket se gjërat pas kësaj nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, pasi Magazina.al, nga burime të afërta me Endritin, ka mësuar se lidhja e tyre është në krizë.

Burimet e njejta i kanë thënë Magazina.al, se Endriti i ka dhënë fund lidhjes me Artën, e këtë e dëshmon edhe fakti që Endriti në mesin e 60 personave që i ndjekë në Instagram, nuk e ka më Artën, ndërsa kjo e fundit e ka kthyer llogarinë e saj në private.

Djali i Presidentit i cili para disa dite ka mbushur 18 vite, është përfolurfolur edhe më herët për lidhjet me femra të tjera.

Exit mobile version