Site icon Telegrafi

Nuk i zë rrobat dollapi, Kendall Jenner falë rroba çdo dy muaj

Përderisa shumica e vajzave të moshës së saj gjithçka që kanë është një dhomë e konviktit apo një apartament i vogël, 20 vjeçarja Kendall Jenner, ka një banesë që kushton 1.39 milionë dollarë.

Ajo ka publikuar fotografi nga apartamenti i saj, me shumë rroba jashtë dollapëve duke thënë se i duhet ta pastrojë çdo dy muaj, për shkak se nuk ka hapësirë të mjaftueshme që t’ia zërë tërë gardërobën.

“Është e vështirë. Më duhet të hedh rroba çdo dy muaj për të bërë vend për gjërat e reja që i blej”, ka thënë ajo.

Të tërë apartamentin e saj në Kaliforninë Jugore, e ka për vete dhe hapësira është rreth 2000 metra katrorë, me një kuzhinë të madhe, dy dhoma gjumi dhe dhomën e ndenjës.

Nuk mungon as pishina e as dhoma e fitnesit, shkruan Daily Mail.

Exit mobile version