Pamjet amatore shfaqin metodat brutale që i përdori policia e Vladimir Putinit gjatë votimit në Rusi, ku forcat e rendit tërhoqën zvarrë të gjithë ata qytetarët që dyshohet se “votuan në mënyrë të gabuar”.
Kjo u dëshmua përmes videove të ndryshme që tregojnë se Kremlini kërkonte fitoren me çdo kusht, transmeton Telegrafi.
Çfarë metoda u përdorën që Putini të vinte deri te “fitorja” e tregon më së miri rasti i një burri në Shën Petersburg, i cili nxirret zvarrë nga policia nga kabina e votimit.
Atij fillimisht i është kontrolluar fletëvotimi për t’u siguruar nëse vota kishte shkuar për të “duhurin”, ndërsa nga policia kanë tentuar ta ndryshojnë rrëfimin – duke thënë se kanë dyshuar që ka tentuar ta dëmtojë fletëvotimin që sipas ligjeve në fuqi në Rusi – një gjë e tillë ndalohet.
Në zgjedhjet e javës së kaluar në fuqi, janë raportuar shumë raste kur qytetarë të shumtë në shenjë pakënaqësie i kanë vënë zjarrin qendrave të votimit apo kanë dëmtuar të gjitha fletëvotimet e futura nëpër kuti. /Telegrafi/