Telegrafi

Nuk votohet rishikimi i buxhetit në Mitrovicë

Asamblistët e Kuvendit komunal të Mitrovicës nuk e kanë votuar të enjten rishikimin e buxhetit, me arsyetimin e keqpërdorimeve të tij.

Nga burime të Telegrafit thuhet se rishikimi i buxhetit nuk u votua për arsye së dyshohet që janë bërë keqpërdorime në arsim, infrastrukturë dhe disa keqpërdorime edhe në ekzekutiv.

Kryetari Agim Bahtiri, u ka thënë asamblistëve se buxhetin do ta miratojë edhe pa votat e tyre.
Ai po ashtu ka bërë fyerje të rënda në drejtim të asamblistëve./Telegrafi/