Site icon Telegrafi

Nuk votohet rezoluta për dështimet në politikën e jashtme, Kuvendi shkon në pauzë

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte planifikuar të nis në orën 13:00 ka nisur me vonesë.

Seanca e cila po kryesohej nga nënkryetari Xhavit Haliti, nisi me hedhjen në votim të projekt-rezolutës për dështimet e Qeverisë në politikën e jashtme, të propozuar nga LDK  dhe VV.

Kjo rezolutë nuk kaloj, pasi që në votim morën pjesë vetëm 40 deputetë, ku 37 ishin për dhe 3 abstenime.

Partitë opozitare nuk morën votuan fare.  Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka thënë se të gjitha pikat e rendit të ditës janë shqyrtuar dhe sot vetëm duhet të votohen por nëse opozita nuk dëshiro t’i votojë projektligjet, atëherë duhet t’i presin deputetët tjerë të pozitës.

Ai pastaj ka hedhur në votim projektligjin për transmetuesin publik, por nuk ishte kuorumi i duhur. Pas kësaj Haliti mori vendim që Kuvendi të shkoj në pauzë 30 minutëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version