Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka paraqitur raportin vjetor të institucionit që ai drejton, i cili ka thënë se mos funksionimi i sistemit gjyqësor ka qenë ankesa kryesore e qytetarëve.
Sipas tij, vazhdon të mbetet problem kohëzgjatja e proceseve gjyqësore, duke shkuar me një mesatare deri në 8.5 vjet.
Jashari theksoi se raporti ka evidentuar edhe mungesën e kontrollit të Qeverisë. Sipas tij, në vend mungojnë dy mekanizmat kryesore të kontrollit ndaj qeverisë
Ndërkaq, raporti i Avokatit të Popullit nuk ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës, pasi që mungonin shumica e deputetëve.
Kryesuesi i seancës Kujtim Shala është detyruar ta ndërpres seancën pasi që në sallë ishin vetëm 43 deputetë.
Për vazhdimin e seancës Shala tha se deputetët do të njoftohen me kohë./Telegrafi/