Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish nuk i kanë dhënë votat e duhura Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Ky Projektligj nuk i mori votat e duhura shkaku i mungesës së kuorumit.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se vetëm 40 deputetë morën pjesë në votim, dhe kjo pikë do të sillet për votim sërish në seancën e ardhshme. /Telegrafi/