Napoli raportohet se ka identifikuar zëvendësuesin e Khvicha Kvaratskhelias pasi gjeorgjiani është shumë afër largimit nga lideri i Serie A.
23-vjeçari duket se ka vendosur përfundimisht të ndajë rrugët me klubin italian, teksa Fabrizio Romano ka përditësuar situatën e tij.
“Paris Saint-Germaini është pajtuar me kushtet e kontratës me Khvicha Kvaratskhelia për pesë vitet e ardhshme”.
“Paga e tij do të jetë katërfish apo pesëfish më e madhe se sa ajo tek Napoli. PSG është në negociata me Napolin, siç është zbuluar këtu dy ditë më parë. Një takim i ri pritet javën e ardhshme për ta përfunduar marrëveshjen”, ka shkruar Romano.
🚨🔴🔵 Paris Saint-Germain have agreed every term of Khvicha Kvaratskhelia’s contract for the next five years.
The salary will be x4/5 his current one at Napoli.
PSG are in negotiations with Napoli, as revealed here two days ago…
…new meeting next week to get it done. pic.twitter.com/fEQE8ccmU9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 11, 2025
Por klubi tashmë raportohet se ka identifikuar Wenderson Galeno (Porto) si një zëvendësues të Kvaratskhelias.
Sulmuesi brazilian ka shkëlqyer këtë sezon, pasi ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar tri asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.
Gianluca Di Marzio ka zbuluar se klubi është duke vlerësuar situatën e Galenos, ndërsa ai ka një vlerë kartoni prej 27 milionë eurosh nga Transfermarkt.
Është ende e paqartë nëse gjiganti portugez është i gatshëm të ndajë rrugët me Galenon në janar duke marrë parasysh statusin e tij në klub./Telegrafi/