Telegrafi

Nuk vërejti konin që paralajmëronte për rrezik, pensionisti tajlandez shkeli mbi shtresën e hollë të betonit – përfundoi në një gropë

Një pensionit në Tajlandë është shpëtuar nga ekipet emergjente, pasi ishte rrëzuar në një gropë e cila ishte e mbuluar përkohësisht me një shtresë tejet të hollë të betonit.

Piya Intanil, 64-vjeç, po ecte me të birin kur për një moment nuk e vërejti konin që paralajmëronte për rrezik – duke shkelur në një shtresë të hollë betoni, e cila u shemb menjëherë dhe ai përfundoi në gropë në provincën Chachoengsao, transmeton Telegrafi.

Por ishin kalimtarët e rastit që e ndihmuan të birin e tij që babanë ta nxjerr pjesërisht mbi sipërfaqe të tokës. Megjithatë pas arritjes së autoambulancës dhe ekipeve emergjente, burri u dërgua me urgjencë në spital për tretman.

Mediat lokale raportojnë se ai ka pësuar lëndime në këmbë, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur atë thjesht “e gëlltit” gropa për brenda një sekonde. /Telegrafi/