Site icon Telegrafi

Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë

Tashmë edhe zyrtarisht ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës nuk do të luhet pasi lojtarët dardanë kanë refuzuar që të dalin në fushë.

Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzoi ekipin që të dal nga fusha për shkak të thirrjeve anti – Kosovë nga tifozët rumunë.

“Serbia, Serbia…” dhe gjuajtjet me gjësende, ishin fjalët të cilat po i këndonin në kor tifozët vendas e të cilat detyruan lojtarët që ta braktisin menjëherë fushën.

Pas më shumë se një ore, gjyqtari u rikthye sërish në fushë aty ku prezent ishin disa prej lojtarëve të Rumanisë.

Megjithatë, ai iu bëri me dije se takimi nuk do të luhet përfundimisht për shkak se lojtarët e Kosovës nuk do të kthehen më në fushë.

Gjyqtari me prejardhje nga Danimarka dha vërshëllimën e fundit për ta përfunduar ndeshjen dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të vendos UEFA./Telegrafi/

Exit mobile version