Sami Khedira ishte ndëshkuar me kartonë të kuq kundër Torinos dhe ishte dënuar nga disiplina me dy ndeshje moslojë.
Gjermani thuhet se kishte përdorur fjalë jo adekuate kundrejt gjyqtarit të ndeshjes pak minuta pa mbaruar ndeshja.
Juventusi ka apeluar dënimin prej dy ndeshjeve, por nuk ka fituar dhe Khedira do të mungojë edhe kundër Milanit.
Edhe trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka apeluar dënimin, por nuk ka ulje dënimi as për të. /Telegrafi/