Telegrafi

Nuk ua pagoi punën e kryer në oborr, punonjësit ia demoluan në tërësi (Video)

Jack Pendergast është në mesin e grupit të punonjësve, që e demoluan në tërësi një oborr në Cheshire të Anglisë, sepse pronari nuk po ua paguante 7,300 funtet që iu detyrohej.

Sipas tyre, ata ia kanë kërkuar pesë herë kthimin e borxhit, por ai nuk dukej se do t’jua paguante, andaj vendosën të hakmirren, duke e lënë me një faturë edhe më të madhe për pastrimin e dëmeve, transmeton Telegrafi.

“E rrënuam vetëm punën që e kemi bërë në, nuk ia prekëm shtëpinë. Ai luajti me ne dhe ia kthyem në këtë formë” ka thënë Pendergast.

Sipas tij, pranë tyre ka shkuar edhe një njësit policor, që është larguar pa intervenuar, meqë dukej sikur ata kishin të drejtë.

Interesimit të mediave, nuk i është përgjigjur pronari i shtëpisë, oborri i së cilit tashmë është pa rrethoja dhe pllakat e shtruara. /Telegrafi/