Një spital në SHBA ka refuzuar një pacient sa i përket transplantimit të zemrës, kjo për shkak se nuk është vaksinuar kundër COVID-19, shkruan The Guardian.
Në kumtesën zyrtare pretendojnë se nuk përmbush kushtet e nevojshme për kandidat në listën e pritjes, transmeton Telegrafi.
“DJ Ferguson ka nevojë për zemër të re, e spitali në Boston e ka larguar nga lista e pritjes”, tha babai i tij David.
Ai shtoi se për vaksinën kundër COVID-19, i biri i tij nuk beson në të, derisa nga spitali kanë bërë të ditur se ata thjesht po ndjekin politikat e tyre.
Nga spitali që quhet Brigham andn Women’s Hospital, gjatë një deklarate dhënë për BBC kanë porositur: “Duke marrë parasysh mungesën e organeve, po bëjmë gjithçka që të sigurohemi që pacienti që bënë transplantimin e organeve – të ketë më shumë gjasa të mbijetojë”.
Zëdhënësi i spitalit ka theksuar se nga kandidati potencial për transplantim, kërkohet “marrja e vaksinës kundër COVID-19 dhe mënyra e shëndoshë e jetës që do t’i jepte më shumë gjasa për një operacion të suksesshëm, duke marrë parasysh se sistemi i tyre imunitar është më i rrezikuar”.
Siç raporton BBC, kumtesa zyrtare sugjeron se faktorë tjerë që nuk janë të lidhur me vaksinimin e pacientit kanë ndikuar në vendim. Megjithatë, kanë refuzuar të japin detaje – duke u thirrur në ligjin për privatësi të pacientëve.
Spitali ka shtuar se shumica e 100 mijë njerëz që janë në listën e pritjes për transplantim organesh, nuk do të marrin organin e kërkuar në afat prej pesë viteve – kjo për shkak të mungesës së tyre.
Ferguson është në spital nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe vuan nga probleme të shumta, pas një sulmi në zemër që ka pasur më herë dhe mushkëritë i janë mbushur me gjak. /Telegrafi/