Site icon Telegrafi

Nuk u realizua kuvendi qëndron i PDSH-së, Palloshi: Bilall Kasami i ka marrë çelësat e sallës me vete

Kuvendi Qendror i PDSH-së i cili ishte i paraparë që të mbahet sot në sallën e Komunës së Tetovës nuk u realizua aty.

Siç thonë nga PDSH për  KlanM kryetari i Komunës Bilall Kasami e ka mbyllur derën dhe i ka marrë çelsat me vete.

Visar Palloshi deklaroi se kërkesën e kanë bërë nga data 25 Gusht.

“Kërkesën e kemi bërë më datë 25 Gusht, mirëpo sot dera është e mbyllur dhe çelësat kryetari i ka marrë me vete. Mesa duket pronën publike po e trajtojnë si private, ashtu siç po trajtojnë tashmë çdo institucion që është në kompetenca të komunës”, deklaroi Palloshi.

 

Exit mobile version