Site icon Telegrafi

Nuk u përmbajt me deklarata për VAR-in dhe gjyqtarin, a do të dënohet Arteta

Mikel Arteta e cilësoi VAR-in një ‘turp absolut’ pas humbjes 1-0 ndaj Newcastle United.

Ai nuk u përmbajt teksa kritikoi VAR-in që lejoi që goli i Anthony Gordon të qëndronte.

Duke qenë se Arteta shënjestroi qartë gjyqtarët për vendimmarrje të gabuar, kishte frikë se ai mund të përballej me ndëshkimin nga federata angleze.

Lexo po ashtu Arsenali del me reagim zyrtar rreth deklaratës së Mikel Artetas për ndeshjen me Newcastlen

Megjithatë, sipas Football London, trajneri i Arsenalit nuk la të kuptohet në mënyrë specifike për paragjykime nga gjyqtarët.

Kjo do të thotë se ai mund t’i shpëtojë dënimit, pasi ai ishte i frustruar vetëm me vendimet që shkonin kundër ekipit të tij.

Arteta nuk ishte as abuziv dhe as nuk bëri ndonjë sulm personal, që do të thotë se ai duhet të jetë në gjendje t’i ikë. /Telegrafi/

Exit mobile version