Site icon Telegrafi

Nuk u ndahemi busteve! Shqipëria bëhet pjesë e fushatës në SHBA

Në mes të fushatës elektorale në SHBA, një lajm nga Shqipëria ka pushtuar faqet e qindra mediave amerikane.

Një qytet shqiptar ka vendosur të ngrejë një bust për kandidaten presidenciale, Hillary Clinton, raporton CBS.

Bëhet fjalë për vendimin e marrë në Sarandë për të ngritur një bust për Clinton si vlerësim për kontributin që ka dhënë ajo për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Bashkisë, Thoma Nika tha se vendimi është marrë në mënyrë unanime nga këshilli bashkiak.

Busti do të vendoset në bulevardin kryesor, përgjatë bregut.

“Vlerësimi i bëhet për dimensionin e saj si grua në politikë dhe si përfaqësuese e miqësisë së vjetër SHBA- Shqipëri, por edhe për kontributin e dhënë për shqiptarët në momente të rëndësishme historike,” tha Nika.

Busti është prodhuar tashmë nga skulptori shqiptar, Idriz Balani.

Nika insiston se vendimi i kësaj jave nuk ka lidhje me procesin presidencial në SHBA.

Mediat amerikane theksojnë se shqiptarët i kanë ngritur një shtatore edhe bashkëshortit të Clinton për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.

Exit mobile version