Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit gjyqësor, Anita Andonovska e prezantoi dhe mbrojti raportin e punës, para Komisionit për sistem politik, në vend të kryetarit Zoran Karaxhovski.
Andonovska theksoi se ndër prioritetet e Këshillit është forcimi i pavarësisë së gjyqësorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo, pushteti nuk është i kënaqur me punën e këshillit, duke konsideruar se këshilli nuk ka dalë në mbrojtje të kësaj pavarësie në dhjetë vitet e fundit, por ka zbatuar vendime politike.
Sipas pushtetit, nuk ka të dhëna se përse ka ngecur kontrolli i AKMIS sistemit, ku dyshohet se janë përcaktuar paraprakisht lëndët për gjykatësit.
Kurse opozita thotë se pushteti ka patur një vit kohë që ta ndryshojë këtë gjendje.
Në raport thuhet se janë të nevojshme punësime të reja, për punë më efikase të këshillit. Komisioni nuk e ka miratuar këtë raport./Telegrafi/
*Video Kanal 5