Site icon Telegrafi

Nuk u kap edhe pse policia e kërkoi për 23 vjet – derisa “mbreti i kokainës” bëri një gabim banal! (Foto)

Mafiozi italian Rocco Morabito të cilin policia e kërkoi për 23 vjet, u arrestua të dielën në Montevideo, Uruguai.

Përndryshe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai është anëtar i organizatës Ndrangete dhe Italia e kërkon nga viti 1994.

Gjithashtu, Interpol ishte në kërkim të tij nga viti 1988 deri në vitin 1994, për shkak se gjatë kësaj periudhe ishte pjesë e një organizatë kriminale që merrej me tregtinë ndërkombëtare të drogës.

Ai thuhet se në këto 13 vitet e fundit jetonte në Uruguai, ku u arrestua në një hotel.

Deri tek zbulimi i tij thuhet se erdhi kur ai e regjistroi vajzën e tij në shkollë të mesme nën emrin e vërtetë.

Një gabim i tillë nuk pritej nga ai, aq më pak kur ai njihet me një karrierë afatgjate “të suksesshme” të një njeriu të cilin quanin “mbreti i kokainës në Milano”.

Pas një hetimi gjashtë mujor, u zbulua se një shtetas italian mori dokumente uruguaiane, në bazë të një pasaporte braziliane me emër të Francisko Kapeleto.

Gjatë arrestimit të tij dhe gruas së tij, policia kapi një armë, armë të ftohta, 13 telefona celularë, 12 karta bankare, dy makina, pasaporta portugeze, bizhuteri dhe një bllok çeqesh.

Ai do të kalojë tre muaj në një burg uruguaian për posedimin e dokumenteve të rreme dhe vjedhjen e identitetit, ndërsa pritet përpunimi i një kërkese italiane për ekstradim. /Telegrafi/

Exit mobile version