Site icon Telegrafi

Nuk u bëri punë asgjë: Kandidatët për kryetar komune që morën vetëm dhjetëra vota (Video)

Qytetarët e Kosovës hodhën votat e tyre të dielën, për Zgjedhjet Komunale në vend. Mirëpo disa kandidatë nuk janë ndarë të kënaqur.

Kjo pasi që rezultatet pas procesit të numërimit të shumicës së votave, treguan vetëm 39 vota për kandidatin e pavarur për Fushe Kosovë, Ylber Islami.

Më mirë nuk ishte as Riza Kruezi i Mamushës, me vetëm 58 vota.

Pati edhe të tjerë me numër të ulët të votave që nuk ia dolën të marrin as 1%-shin.

Ndryshe, në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara online, mund të dihet tashmë se shumica e komunave të mëdha do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Derisa, në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur qysh në raundin e parë të votimeve.

Sipas të rezultateve preliminare 19 janë në balotazh, po aq janë fituar në raundin e parë.

Në këto zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale).

Exit mobile version