Familjarët e Noar Jahirit, shtatëvjeçari nga Fushë Kosova që vuan nga sëmundja e rrallë SSPE (subacute sclerosing panencephalitis) dhe epilepsi, kanë bërë të ditur që ndihma e nevojshme financiare që i nevojitej nuk është arritur.
Ata përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se shuma e arritur nga njerëzit që kontribuuan dhe ndihmuan ishte 30.395 euro, ndërsa për trajtim u nevojiteshin 90 mijë euro.
Duke u bazuar në këtë shumë, familjarët kanë bërë të ditur që trajtimi i Noarit duhet të ndërpritet dhe të kthehet në Kosovë.
“Të nderuar bashkë atdhetarë, duke qenë se u njoftua opinioni në lidhje me kërkesën për ndihmë për fëmijën Noar Jahiri i cili gjendet në trajtim në Turqi, ne familja Jahiri ju informojmë se në pamundësi të arritjes së shumës së kërkuar duhet të ndërpritet trajtimi dhe Noari të kthehet në Kosovë.
Shuma e arritur nga njerëzit që kontribuuan dhe ndihmuan ishte 30.395 euro, ndërsa për trajtim u nevojiteshin 90 mijë euro.
Ju falënderojmë nga zemra të gjithë kontribuuesve; media, shoqata bamirësie,dhe individ nga Kosova diaspora dhe troje tjera shqiptare. Ndjejmë obligim të ju informojmë se e shpallim të mbyllur këtë fushatë”, kanë shkruar në Facebook. /Telegrafi/