Site icon Telegrafi

Nuk do të zvarritet më zhbllokimi i urës së Ibrit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se në takimin e fundit në Bruksel, Bashkimi Evropian është shprehur e vendosur që më 14 gusht të fillojë revitalizimi dhe heqja e barrikadës nga ura e lumit Ibër.

Në një prononcim për “Epokën e re”, Tahiri tha se me këtë veprim do të fillojë zhbllokimi i procesit të dialogut në mes të dy shteteve, të cilin e ka penguar Serbia prej kohësh.

Ajo nuk ka dashur të ndërlidhë këtë proces me çështjen  e konfirmimit të vijës administrative në mes të dy komunave të Mitrovicës.

Kjo e fundit, sipas Tahirit, është çështje e brendshme e Kosovës dhe për të nuk do të diskutohet në Bruksel.

Ajo ka treguar se, sipas ligjeve të Kosovës, vija administrative midis dy komunave të Mitrovicës është mbi lumin Ibër. /Telegrafi/

Exit mobile version